Skip to content

Porositë

Skanom ju ofron mundësinë të konfiguroni menunë tuaj sipas nevojave tuaja. Kjo përfshin opsionet e porosive, mënyrën e pagesës dhe shërbimet shtesë që ofroni.

Menaxhimi i porosive dhe shërbimeve është i lehtë dhe i thjeshtë. Ju mund të ndryshoni opsionet e porosive në çdo kohë dhe të ndiqni porositë tuaja në kohë reale.

Menaxhimi i Porosive

Për të menaxhuar porositë tuaja, sapo të kyçeni në llogarinë tuaj, klikoni në "Porositë" në menu.

alt text

Sipas renditjes së ikonave:

  1. Ju dërgon tek menyja
  2. Ju mundëson të merrni një zile kur ka një porosi apo kërkesë sherbimi
  3. E rifreskon faqën në rast se ka ndonjë gabim
  4. Hap listen e kërkesave për sherbim/pagesë
  5. Dalja nga profili

Eat In

Aktivizo Eat In nese do të kesh klientë që do të konsumojnë ushqimin në ambientet e restorantit tuaj.

Takeway

Aktivizo Takeway nese do të kesh klientë që do të marrin porosinë e tyre me vete.

Delivery

Aktivizo Delivery nese do të ofrosh shërbimin e dërgesës së porosive në shtëpi.

Porosi me Telefon

Aktivizo Porosi me Telefon nese do të pranosh porosi vetëm me telefon.

Aktivizmi i këtij opsioni do të fsheh opsionet e tjera të porosive.

Thirrje për sherbim

Aktivizo Mundëso që klienti të kërkon shërbim apo pagesën nëse dëshiron që klientët të kenë mundësi të thërrasin për shërbim ose për pagesë.