Skip to content

QR Kodet

Profili juaj mund të përmbajë një QR kod që mund të skanohet nga klientët tuaj si dhe një QR kod WiFi për t'u lidhur me rrjetin tuaj WiFi nëse keni fjalëkalim.

Tek Konfigurimet > QR Code mund t'i merrni QR kodet në format SVG që janë të gatshme për t'u printuar apo inkuadruar në dizajne të ndryshme sipas nevojave tuaja.

Klientët që skanojnë QR kodin do të ridrejtohen në faqen tuaj të menysë për të parë menunë tuaj dhe për të porositur.

Ju rekomandojmë që bashkë me QR kodin të shënoni skanom.com/emrijuaj (ndryshoni emrijuaj me emrin e profilit tuaj) për klientët që nuk kanë mundësi të skanojnë kodin, që të kenë mundësi ta shkruajnë adresën për të parë menynë.

Pasi menyja mund të hapet vetëm nëse klientët kanë internet dhe ju keni WiFi falas për ta përdorur, ju rekomandojmë të vendosni QR kodin e WiFi që klientët të kyçen në rrjetin tuaj që të kenë mundësi të hapin/skanojnë menynë.

Shtypja e QR kodeve

Ju mund t'i dërgoni QR kodet në shtypshkronjën tuaj të preferuar apo vizitoni https://skanom.com/shop për të porositur shtypjen e QR kodeve tuaja.