Staf
Me Skanom ju mund t'i jepni qasje punëtorëve që të menaxhojnë porositë e ardhura nga konsumatorët.
Krijo punëtor në Portal > Staff
Shëno emrin, vendos një username për punëtorin dhe fjalëkalimin e tyre.
Mund t'i menaxhoni në detaje lejet se çfarë operacionesh mund të kryejë një punëtor.
POS
Për të mundësuar operimin nga POS, si p.sh. tablet apo PC me touchscreen, vendos një PIN kod për punëtorin.
Në faqen e identifikimit https://dash.skanom.com mund të zgjidhet identifikim i shpejtë me PIN kod.

Pasi PIN kodi është më i lehtë për t'u qëlluar nga të huajt, vetëm pajisjet e autorizuara mund të përdorin PIN kodin.
Për të autorizuar një pajisje janë dy mundësi:
- Tento të identifikoheni me PIN kod, një vrejtje do të paraqitet me nje ID, kopjo ID-në e shfaqur dhe vendos atë tek Portal > Staff > Autorizo pajisje të re (POS), vendos një emër identifikues dhe ID e kopjuar.
- Identifikohu me username/password si administrator apo punëtor me të drejta për të autorizuar pajisje, pas identifikimit nga menyja kliko Autorizo këtë pajisje.
Pasi të autorizohet pajisja, të gjithë punëtorët mund të identifikohen me PIN kod.
Menaxhimi i paisjeve
Secila paisje mund të fshihet apo të bllokohet që të mos lejoj identifikime të mëtutjeshme.
Po ashtu mund të zhbllokoni nje paisje poqese nje punëtor ka futur gabimisht PIN kodin disa herë me radhazi.